Kandidati për Asamble nga LDK, dega në Gjilan, Isa Musliji, ka marrë mbështetje të plotë edhe nga një pjesë e lagjes Arbëria.
Në takim me banorët e kësaj lagjeje, Musliji tha se bashkë me qindra aktivistë e veprimtarë të LDK-së po punojnë shtëpi për shtëpi për ta bërë fitoren historike më 17 tetor.
Edhe Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri tha se këtë mbështetje që mori nga kjo pjesë e lagjes Arbëria e vlerëson lartë, duke shtuar se kjo është dëshmi e madhe se fitorja do të kryhet me të parën më 17 tetor.
Numri i Mr.sc. Isa Muslijit në listën fituese të LDK-së për qytetin e Gjilanit është “19”.
Hapsirë e sponsorizuar