Numërohen mbi 50% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në katër subjekte politike

Numërohen mbi 50% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në katër subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procedimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë treguar se janë numëruar 57 për qind e vendvotimeve.

Sipas këtyre të dhënave, deri tani janë numëruar 2,498 vendvotime dhe janë procesuar 1,378 prej tyre.

Këta janë dhjetë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes:

ALBIN KURTI me 135,344 vota, i dyti GLAUK KONJUFCA me 106,379 vota, ALBULENA HAXHIU 61,534 vota, HEKURAN MURATI 53,535 vota, DONIKA GËRVALLA- SCHËARZ 49,728 vota, XHELAL SVEÇLA 40,357 vota, AVNI DEHARI 36,809 vota, MIMOZA KUSARI-LILA 34,335 vota HAJRULLA ÇEKU 33,884 vota EJUP MAQEDONCI 30,310 vota.

10 më të votuarit në PDK, sipas këtyre rezultateve, janë Bedri Hamza me 67,912 vota,PËRPARIM GRUDA 42,472 vota, ARIAN TAHIRI 36,942 vota, URAN ISMAILI 33,166 vota, SALA JASHARI 22,990 vota, VLORA ÇITAKU 22,900 vota, GANIMETE MUSLIU 17,879 vota, ARBEN MUSTAFA 16,160 vota, MERGIM LUSHTAKU 15,767 vota, ENVER HOXHAJ 15,602 vota.

Në bazë të këtyre rezultateve 10 më të votuarit në LDK janë Vjosa Osmani-Sadriu me 44,329 Vota, LUMIR ABDIXHIKU 40,123 vota, DOARSA KICA-XHELILI 31,167 Vota, HYKMETE BAJRAMI 24,554 Vota, AVDULLAH HOTI 22,437 Vota, UKË RUGOVA 19,027 Vota, KUJTIM SHALA 18,628 vota, ANTON QUNI 14,900 Vota, LUTFI HAZIRI 13,644 Vota, ARMEND ZEMAJ 13,503 vota.

Kurse në AAK 10 më të votuarit janë Ardian Gjini me 22,715 vota, RAMUSH HARADINAJ me 20,338 Vota, DAUT HARADINAJ 15,552 vota, BESNIK TAHIRI me 13,558 Vota, BEKË BERISHA me 11,136 Vota, BURIM RAMADANI me 10,055 Vota, TIME KADRIJAJ 9,647 Vota, AGIM ÇEKU 8,687 vota, ARBER TOLAJ 8,016 vota, ALBANA BYTYQI 5,597 vota.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë në zgjedhjet e 7 qershorit ka dalë LVV-ja me 42,95% ose 299,328 vota, PDK-ja e dyta me 21,14% ose 147,292 vota, LDK-ja e treta me 17,60% ose 122,659 vota dhe Aleanca e katërta me 7,16% ose 49,913 vota.

Në zgjedhjet e 7 qershorit sipas KQZ-së është dalja më e ulët e qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me dy palë zgjedhje parlamentare të vitit 2025.  

Related Articles