Tuna dhe Patrisi janë gjithmonë në fokus të medias dhe publikut lidhur me raportin e tyre.
Megjithëse ata vet kanë qëndruar të mbyllur dhe nuk kanë folur kurr sa i përket jetës private, ndarja e tyre u mësua shpejt.
Djali i dytë Zen erdhi në jetë pasi çifti ishin ndarë tashmë dhe Tuna po jetonte në Shkup e Patrisi në Prishtinë.
Se janë bashkuar na dhanë sinjal përmes rrjeteve sociale kur i pamë se kaluan bashkë pushimet në Turqi por çdo gjë mbeti aty dhe siç e kanë zakon nuk zbuluan më asgjë nëse janë bashkuar vërtetë!
Gjersa nuk dihej se çfarë po ndodh momentalisht me çiftin e njohur, Roberti pa dashje na zbuloi diçka shumë të rëndësishme.
Në emisionin e tij “Robi plaket kur don vet” gjersa po bisedonte me mysafiren e tij Duda Balje ai zbuloi se dy nga instrumentistët e bendit të tij jetojnë në Shkup duke përmendur edhe emrin e Patrisit.
Prit pak, Patrisi në Shkup?
Ky po që ishte lajm. Muzikanti i njohur duket se është shpërngulur afër gruas dhe djemve të tij dhe gjërat qenkan më mirë se që kishim menduar./Gazeta Enigma/.