Morina-Bunjaku: Produktet cilësore të Konsonit janë pjesë e tryezave tona

Morina-Bunjaku: Produktet cilësore të Konsonit janë pjesë e tryezave tona

Leonora Morina-Bunjaku, kandidate për kryetare të Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vazhduar vizitat e saj në kuadë të fushatës zgjedhore.

Ajo së bashku me partiakët e saj, të premen për vizitë ka qenë tek kompania Konsoni në Gjilan.

Komunikata e plotë e PDK-së:

Edhe kompania Konsoni është njëra nga tregimet e bizneseve të sukseshme në komunën e Gjilanit, që i ofron secilës familje produktet më cilësore të produkteve të mishit të pulës.

Nga viti 2001 kjo kompani ka rrugëtuar në zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit, duke filluar nga prodhimi i vezëve dhe prodhimin e mishit të zogut, ku janë angazhuar 120 të punësuar e shumica janë gra të përkushtuara në punën e tyre, na tregoi afaristi i sukseshëm Agim Sahiti.

Unë si kryetare e ardhshme e Gjilanit zotohem se do t’i përkrahim bizneset për t’ia lehtësuar veprimtarinë e tyre, por edhe në përmirësimin e infrastrukturës.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan

Hapsirë e sponsorizuar

Related Articles