Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë përballjen e radhës në ring.
Të shtunen, boksieri nga Kosova do ta ketë rimeçin ndaj gjermanit, Dominic Boesel.
Dyshja ishin përballur mes vete në tetorin e vitit të kaluar, ku triumfues ishte Krasniqi.
Krasniqi me këtë rast kishte fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, WBA.
Boksieri shqiptar, në këtë ndeshje e synon mbrojtjen e titullit.
Ndryshe, kjo përballje do të zhvillohet në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë me fillim nga ora 23:15. /Gazeta “Enigma”/