Challanders: Penalltia e dhënë ishte shaka, Suedia ishte shumë e fortë

Challanders: Penalltia e dhënë ishte shaka, Suedia ishte shumë e fortë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Suedinë, ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 3-0.

Ai kishte ankesa të mëdha te penalltia, duke thënë që nga ajo distancë sa ishte goditja me kokë dhe dora, kurrë nuk është penallti!

“Mendoj që keni të drejtë kur thoni, kemi luajtur ndaj një kundërshtari të fortë por nuk pajtohem me penallti. Është një shaka. Nga koka deri te dora nuk është penallti. Madje mund të akordohej edhe faul në Hadërgjonajn para se te ishte penallti”.

Chalanders poashtu komentoi lojën dhe raportin e forcave në fushë duke vlerësuar lart lojtarët e Suedisë.

“Duhet ta pranojmë që Suedia ishte më e mirë. Pas pjesës së parë e nisëm mirë, por pësuam një super gol. Suedia kishte lojtarë të fortë në sulm, Isak, Kulusevski dhe Forsberg. Isak bëri gol të mrekullueshëm”.

“Ekipi provoi, ishte shumë e vështirë që ne një ndeshje e tillë kur je duke humbur nuk është e lehtë. Mendova se do të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një ndeshje tjetër. Kishte disa aksione të mira, por duhet të ishim pak me fat”.

Ndërsa bëri një krahasim mes dy skuadrave rivale, bazuar në paraqitjet e tyre, Spanjës dhe Suedisë, duke iu atribuuar raporteve në ndeshjet direkte me Kosovën.

“Është ekip tjetër, është e qartë, Spanja luan tjetër futboll. E shihni Suedinë shumë e fuqishme, Kulusevski shumë i fortë. Spanja nuk ka lojtar të tillë. Diferencë e madhe në fuqi me Suedinë, por ishin të mirë edhe me këmbë”, tha Chalanders, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërsa në fund, duke iu përgjigjur pyetjeve në Konferencë, Chalanders vlerësoi se paraqitja e Suedisë ishte më mbresëlënëse, pasi sipas tij nuk i ka dhënë shumë mundësi të kërkoj alternativa për t’iu kundërvyer.

“Nuk ishte aq mirë sa me Spanjën, pasi presion dhe agresiviteti i Suedisë ishte më i madh”, tha Chalanders, përcjell Gazeta Enigma.

Related Articles