Djali i ish-deputetës së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupit është kërcënuar me armë gjatë punës së tij në Ministrinë e Ekonomisë.
Sipas burime të Indeksonline rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Ai është kërcënuar nga ana e zyrtarit të ministrisë, Sami Shaqiri
Mosmarrëveshja kishte nisur rreth një komisioni disiplinor ku bënte pjesë Shaqiri. Bujupi kishte refuzuar të merrte pjesë në komision, me arsyetimin se ishte epror i Shaqirit.
Para incidentit, Shaqiri i kishte kërkuar Bujupit me email t’ia plotësonte një formular. Bujupi i ishte përgjigjur që ta plotësonte vetë dhe t’ia sillte për nënshkrim.
Sipas të njëjtave informacione, Shaqiri më pas dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e ministrisë, ku dyshohet se e ka kërcënuar me armë.
Lidhur me këtë rast Shaqiri është arrestuar pas incidentit.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm gëzojnë prezumimin e pafajësisë. Çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata kompetente.
