Zvicra ka fituar dje ndaj Irlandës Veriore në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës “Katar 2022” me rezultat 2-0.
Një episod interesant ka ndodhur pas ndeshjes gjatë intervistave me lojtarët.
Përderisa ishte në intervistë pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri u përball me një gjest interesant nga një tifoz shqiptar i cili u afrua tek ai dhe e veshi me një xhaketë me simbole të UÇK’së.
Shaqiri buzëqeshi dhe e largoi me mirësjellje xhaketën duke e vazhduar normalisht intervistën.
Pas kësaj ngjarje reagoi Federata Zvicrane e Futbollit.
”Nuk duhet abuzohet kështu me lojtarët tanë. Sidomos për propagandë politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore. Ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi”, shkruhet në komunikatë.
Tifozi që ia dha duksin me logo të UÇK-së, është marrë në pyetje nga policia dhe i është ndaluar hyrja në stadium.