Në takimin e mbajtur në lagjen Dardania, Vetëvendosje në Gjilan, kanë thënë se në këtë lagje, kanë gjetur gatishmërinë për ndryshim në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, bashkë me kandidaten për asamble Selvete Sylejmani dhe deputeten Arijeta Rexhepi, shpalosën pjesë nga programi qeverisës 4 vjeçar.
“Mbështetja për alternativën tonë qeverisëse dhe për kryetarin Alban Hyseni, është e jashtëzakonshme kudo që po shkojmë”, thuhet në komunikaten e tyre.
#përtëgjithalagjet
Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar