Bogdani për Brojën: Ka mundësinë për të qenë golashënuesi më i miri i Kombëtares, por edhe të një ekipi siç është Chelsea

Bogdani për Brojën: Ka mundësinë për të qenë golashënuesi më i miri i Kombëtares, por edhe të një ekipi siç është Chelsea

Erjon Bogdani është rekordmeni i golave me fanellën e Shqipërisë. Ish-sulmuesi i shkuar komplimenton Brojën për ecurinë fantastike, por bën apel nga të gjithë që të mos e rëndojmë sulmuesin me presion të ekzagjeruar.

“Nuk diskutohet që shoh edhe veten time te Broja në disa gjëra. Dhe kjo për arsyen se ai është pavarësisht se një djalë i ri, e ka demonstruar edhe vjet me skuadrën e Vitesses se çfarë potenciali ka. Ndërkohë që edhe trajneri i Chelsea ka shprehur fjalë shumë të mira për Brojën.

Është një djalë në perspektivë, por një djalë që me të cilin duhet të jemi të kujdesshëm, sepse karriera e një futbollisti nuk varet as me një ndeshje, as me dy ndeshje. Unë mendoj se ai i ka të gjitha mundësitë për të qenë golashënues jo vetëm me ekipin kombëtar, por golashënues edhe me një ekip shumë të mirë, siç është edhe Chelsea.

Po flasim për një lojtar që ka shpejtësi dhe mënyrë ekzekutimi shumë të mirë. Është i fortë, sidomos me kokë, është i fortë edhe të mbrojë topin, por për mendimin tim nuk është si një pykë e parë statike, por është një pykë e parë siç e kërkon futbolli i kësaj kohe:

Pra që është i lëvizshëm dhe nuk rri në qendër të sulmit, por është shumë i lëvizshëm. Edhe goli që realizoi dje (të shtunën) i kishte të gjitha: teknikë, shpejtësi dhe forcë. Ishte një veprim individual shumë i mirë”, tha dje ish-bomberi Bogdani./Gazeta Enigma/

Related Articles