Në orët e pasdites priten që të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni të cilat më herët ishin porositur nga vendi jonë. Transporti i këtyre vaksinave do të realizohet me një organizim special dhe i njejti kontingjent do të duhet të përsëritet edhe me 26 prill.
Në Maqedoni deri tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, 13 mijë prej të cilëve janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca prej të cilave ka në dispozicion edhe 10 mijë.
Me Sputnik V janë vaksinuar mbi 5 mijë qytetarë kurse me sinovaks rreth 1 mijë.
Gjithashtu, priten edhe 200 mijë vaksina kineze (Sinovaks) që të arrijnë në vend gjatë muajit prill, ndërsa procesi i vaksinimit do të jetë i njejtë./Telegrafi/