Ishte pritur që debutimi i Sergio Ramos për Paris Saint-Germainin të ndodhte në një të ardhme të afërt, mirëpo duket se tifozët duhet të presin akoma.
Të premten, lideri i Ligue 1 luan kundër Angers dhe pritej që qendërmbrojtësi spanjoll të shkelte në fushë për herë të parë me fanellën e klubit të ri.
Mirëpo, 35-vjeçari ende nuk mund të përfshihet në stërvitje të plota, ashtu që nuk do të luajë në ndeshjen kampionale këtë fundjavë e as në atë të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut të martën (18 tetor) – njofton Le Parisien, ndërsa raporti është mbështetur edhe nga gazetari i El Chiringuito, Juanfe Sanz.
“Tashmë ka ndodhur një herë që është ai është kthyer në stërvitje dhe ka pasur rikthim të lëndimit në seancën e parë. Ata nuk duan të rrezikojnë një tjetër muaj jashtë loje për një javë”, ka deklaruar Sanz.