Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 45 janë plagosur pasi një shpërthim goditi një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në qytetin afgan të Kandahar.
Shpërthimi ndodhi në xhaminë Iman Bargah. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë dritare të copëtuara dhe trupa të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerët përpiqen të ndihmojnë.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por dyshohet për një sulm vetëvrasës, raporton aljazeera.
Purported video shows the scene at Fatemieh Imam Bargah in #Kandahar after an explosion was witnessed during prayers. #Afghanistan #Afghan #Kabul #Taliban #Talibans pic.twitter.com/vAW9oGqzCB— The Pakistan Daily (@ThePakDaily) October 15, 2021
Një mjek lokal i tha bbc se besimtarët e plagosur po dërgoheshin në spitalin Mirwais.
Kujtojmë se të premten e kaluar, një sulm vetëvrasës ndaj një xhamie shiite gjatë lutjeve në qytetin verior të Kunduz vrau të paktën 50 njerëz.
IS-K tha se kreu sulmin, i cili ishte më vdekjeprurës që kur forcat amerikane u larguan në fund të gushtit. /Gazeta “Enigma”/