Të dielën mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkaq në dispozicion nuk do të jetë salla ‘1 Tetori’ e cila po shfrytëzohet për vaksinim kundër koronavirusit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
“Të gjithë ata votues të cilët kanë votuar në sallën ‘1 Tetori’ do të mund ta bëjnë këtë duke ardhur në Fakultetin e Edukimit që ndodhet pak metra më poshtë”, ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësi i Këshillit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
Elezi shtoi se për KQZ-në çdo herë e rëndësishme është që vendvotimi të jetë sa më afër qytetarëve, prandaj objekti i Fakultetit të Edukimit është parë si zëvendësimi më ideal i sallës ‘1 Tetori’ që njëherësh është qendra më e madhe e votimit në kryeqytet.
Janë rreth 4 mijë e 300 votues që nesër mund të shkojnë në këtë objekt për të votuar./Gazeta Enigma/