Armando Broja kishte një ditë të jashtëzakonshme në stadiumin “St Mary”, pasi shqiptari i Southamptonit shënoi golin e tij të parë në Ligën Premiere, me fanelën e re të skuadrës së re, gol ai që doli të ishte vendimtar për fitore të SAuthemapton kundër Leeds United.
Trajneri Ralph Hasenhüttl e futi në lojë Brojën nga fillimi dhe ai në mënyrën më të mirë të mundshme ia ‘shpërbleu’ besimin me një gol të shënuar në minutën e 53-të, shkruan Gazeta Enigma.
Pas ndeshjes reprezentuesi i spikatur i kombëtares kuqezi foli për golin dhe ndjenjat që kishte në ato momente.
➕3️⃣
A first #PL goal for @armandobroja9 was enough for #SaintsFC to claim a deserved win over #LUFC at St Mary’s:— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 16, 2021
“Ndihem mahnitshëm. Djemtë ishin shumë të mirë sot dhe mënyra sesi ne shtymë përpara dhe iu përmbajtëm planit të lojës, mënyra se si u mbrojtëm”.
“Nuk mund t’i falënderoj djemtë aq sa duhet, ishin të jashtëzakonshëm sot”.
“Siç e thash, unë kam qenë duke ëndërruar për këtë moment që kur isha fëmijë; fillimin tim të parë në Ligën Premier dhe një gol. Nuk mund të kisha kërkuar asgjë më të mirë”. “Nathan Redmond e asistoi si në pjatë për mua dhe unë vetëm duhej ta përfundoja”, deklaroi shqiptari.
“I’ve been dreaming about this moment!” ✨@armandobroja9 dissects a special afternoon:— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 16, 2021
Tutje Broja kishte shumë fjalë të mira për partneritetin me Redmond, për periudhën kohore ç’prej se është te Sauthempton, duke potencuar se së bashku kanë filluar të kuptojnë njëri-tjetrin, dhe ta ndihmojnë secili partnerin në shumë raste, si në ndeshje ashtu edhe gjatë stërvitjeve, shkruan Gazeta Enigma.