Radoniqi: Të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese

Radoniqi: Të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë. Gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje gjithë qytetarëve që të votojnë.

Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Kreu i KQZ-së është edhe personi i parë që voton në këto zgjedhje lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Unë dhe bashkëshortja ime e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. Qendra e votimit është hapë në ora 07:00 dhe i gjithë procesi shkoi në rregull”.

“Ftojë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Po ashtu ftojë të gjithë partitë politike që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Radoniqi mes tjerash në deklarimin e tij për media pas votimit u urojë suksese të gjithë kandidatëve për kryetarë komune dhe asmbleistë.

Ndërkaq për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;

Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart./Gazeta Enigma.

Related Articles