Numërimi i votave në Obiliq ka përfunduar, derisa qytetarët do të duhet të dalin sërish për të votuar, pasi dita e djeshme nuk solli një fitues pa balotazh, raporton Gazeta Enigma.
Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin për më pak se 2% nuk ka arritur të fitojë pa balotazh. Ai ka marrë 5.880 vota, apo 48,25%.
Pas Gashit renditet Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili i ka marrë 2.437 vota, apo 20,00%.
Të dy do të duhet të garojnë sërish kundër njëri tjetrit.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Mehmet Krasniqi doli i treti pas tyre, me 9,43%.
Goran Dançetoviq nga Lista Serbe vjen pas tij me 9,21%.
Nga Lëvizja për Bashkim, Ajet Berisha ka marrë 7,52% të votave; 3,09% i ka marrë kandidati i AAK-së, Xhelal Krasniqi; ndërsa Hanefi Musliu nga PDK-ja është i fundit me 2,51% të votave.