Arsenali me komunikatë zyrtare për lëndimin e Xhakës, ja sa mungon mesfushori shqiptar

Arsenali me komunikatë zyrtare për lëndimin e Xhakës, ja sa mungon mesfushori shqiptar

Skuadra e Arsenalit sapo ka lëshuar një njoftim zyrtar për Granit Xhakën.

Klubi londinez ka njoftuar për fazën e rikuperimit në të cilën po kalon futbollisti kosovar.

“Xhaka ka problem në gjurin e djathtë. Ai po përparon në fazën fillestare të shërimit nga lëndimi i pësuar me 26 shtator. Qëllimi aktual është që Graniti të kthehet në stërvitje të plota për Vitin e Ri” thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Related Articles