Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

Zyrtare: Angli-Shqipëri luhet pa praninë e tifozëve

Kombëtarja e Anglisë do të luajë dy ndeshjet e ardhshme të UEFA’s pa tifozë.

Kombëtarja angleze në ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj Shqipërisë, në kuadër të kualifikimit për Kupën e Botës 2022, e cila njëherit është ndeshja e parafundit, në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Katar 2022”, shkruan, Gazeta Enigma.

Mediat britanike sot kanë raportuar se dy takimet e ardhshme të Anglisë do të luhen pa praninë e publikut, duke specifikuar arsyet që ndikuan në marrjen e këtij vendimi.

“Anglia urdhërohet që të luajnë dy ndeshjet e tyre të ardhshme me dyerë të mbyllura pas problemeve të tifozëve gjatë finales së EURO 2020”, shkruajnë gazetarët britanikë, duke iu referuar vendimit të komisionit të posaçëm vendimmarrës të Futbollit Ndërkombëtar, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles