Në Spitalin e Prizrenit nuk është duke u trajtuar asnjë pacient më COVID-19, raporton Gazeyta ‘Enigma’.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Ndërsa, është bërë e ditur se në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
Njoftimi i plotë:
Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore./Gazeta Enigma/