Astrit Selmani është dërguar me urgjencë në spital, pasi që ka humbur ndjenjat në fushë.
Në ndeshjen e Hammarby ndaj Ostersunds, reprezentuesi i Kosovës pësoi një goditje me bërryl nga kundërshtari, duke rënë në tokë pa ndjenja.
Për disa minuta, Selmani qëndroi i shtrirë, derisa u dashtë të ndërhynte stafi mjekësor që t’i jepte ndihmën e parë.
Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori tretman në fushë dhe iu kthye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital, njofton klubi i tij.
“Astrit Selmani i humbi ndjenjat për disa sekonda gjatë një përplasjeje në ndeshjen kundër Ostersund që po zhvillohet momentalisht. Përveç vetullës së carë, ai mund të ketë përjetuar edhe tronditje në kokë. Astriti është duke u dërguar në spital tani për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Hammarby.
Në orët e ardhshme do të dihet edhe gjendja e Selmanit që u dërgua me urgjencë në spital për tretman të mëtejshëm./Gazeta Enigma/