Është arrestuar një person me inicialet L.B, pasi i njëjti në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia, ku theksohet se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Sot me datë 25.10.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar me iniciale (L.B.)
I dyshuari i lartcekur me iniciale në pozitën e drejtorit të një kompanie, në ofertën e kompanisë ka përdorur dokumentacione të falsifikuara në aktivitetin e prokurimit të zhvilluar nga një komunë me datë 05.05.2021. Po ashtu gjatë ndërmarrjes se veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi se i dyshuari ka përdorur dokumentacion të falsifikuar edhe në aktivitetet e prokurimit të zhvilluara në disa komuna dhe një institucion tjetër.
Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale (L.B.) dyshohet se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë./Gazeta Enigma/