Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”, gastronomët i reagojnë Osmanit e Kurtit, kanë thyer rregullat antiCOVID të vendosura nga vetë Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Çka bon i forti i ligi çuditet”.
Kështu, drejtuesi i Sindikatës së Gastronomeëve, Petrit Kllokoqi i është përgjigjur presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti.
Osmani & Kurti, kanë marrë pjesë në një ngjarje. Por, sipas Kllokoqit kjo i ka thyer rregullat anti-COVID të vendosura nga vetë Qeveria.
“4 veta ne tavolinë , 50% e kapacitetit”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.
Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa të reja anti-COVID.
Masat e reja e lejojnë aktivitetin gastronom deri në ora 23:00.
Por, janë vendosur disa kufizime si; ndalja e muzikës në ora 21:30, vetëm 50 për qind e kapacitet në lokal dhe jo më shumë se katër persona në tavolinë.
Këto cenzura gastronomët i kundërshtuan.
Madje, të dielën ata edhe protestuan.
Përzgjodhën që protestën ta zhvillojnë përmes makinave./Gazeta Enigma/