Projekti i Superligës Evropiane ende nuk është shuar.
Nga 12 klube themeluese sa ishin në fillim tani kanë mbetur vetëm tre, Barcelona, Real Madrid dhe Juventus që akoma nuk kanë hequr dorë nga ky projekt. Madje bëhet e ditur se Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke punuar që të projektoj format të ri dhe po kërkon edhe mbështetjen e presidentit të FIFA’së, Gianni Infantino.
Raportohet se formati i ri do të organizohet me 20 skuadra pjesëmarrëse dhe nuk do të ketë anëtar të përhershëm në këtë ligë. Muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtare për këtë format të Superligës Evropiane, ku edhe do mësohen detajet e tjera.