KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta do të fillojë me datë 26 tetor të këtij viti, dhe vetëm një ditë më vonë pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më datën 17 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka thënë se gjatë ditës së sotme do të numërohen fletëvotimet të personave me nevoja të veçanta dhe ati me kusht.

Nga 15 mijë e 482 fletëvotime sa janë gjithsej, 12 mijë e 960 fletëvotime prej tyre janë me kusht, kurse 2 mijë e 522 të tjera, janë fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë ditës së diel të 17 tetorit, nga numri i përgjithshëm i 38 komunave të Kosovës, 17 komuna kanë shënuar fitore, ndërsa 21 komuna shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve. /Gazeta Enigma/.

Related Articles