Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka votuar Projektligjin për topografit elektronike të gjysmë përçuesve, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në këtë mbledhje ka raportuar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, për formimin e grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën.
Deputeti Driton Hyseni propozoi para komisionit që në rend dite të përfshihet edhe Projektligjin për masat e kostos për masat për uljen e kostos së shtrirjes ekonomike, ku sipas tij synimi kryesor është lehtësimi dhe nxitja e sistemeve elektronike.
Komisioni miratoi edhe këtë pikë të propozuar nga deputeti Hyseni për projektligjin në fjalë.
Ministrja Hajdari arsyetoi procedurimin e këtij ligji, ku tha se kërkohet edhe nga Marrëveshja për Stabilizim Asociimit.
“Është me të drejtë që sot të raportohet mbi këtë projektligj sepse duhet arsyetuar rrjedhën e topografisë dhe origjinaliteti që kooperojmë. Nga ky ligj përfshihen shumë të drejta qe rrjedhin dhe e shohim si detyrim që të aprovohet ky projektligj sepse është një nga Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit”, tha Ministrja./Gazeta Enigma/