Velodrome nuk është ‘Air Albania’, gjyqtarët francezë gjykojnë me dy standarte

Velodrome nuk është ‘Air Albania’, gjyqtarët francezë gjykojnë me dy standarte

Clement Turpin gjykon me dy standarte, ndryshe në ‘AIR Albania’ ditë më parë, e ndryshe në klasiken Marsielle – PSG, shkruan Gazeta Enigma.

Gjyqtari francez ishte ai i cili u bë protagonist në sfidën eliminatore mes Shqipërisë dhe Polonisë duke ndërprerë për disa minuta ndeshjen për shkak të shisheve dhe sendeve të hedhura në fushë nga tifozët shqiptarë, ndërprerje që i kushtoi kombëtares shqiptare 150 mijë franga zvicerane gjobë dhe një ndeshje pa tifozë, por Turpin e di shumë mirë që në Francë veprohet ndryshe, pasi diçka e ngjashme ndodhi në sfidën klasike mes Marseille dhe PSG mbrëmë dhe gjyqtari kryesor Bastien nuk vendosi ndërprerjen e ndeshjes.

LEXO EDHE:

Në një moment të klasikes së Francës kur Neymar ishte duke goditur një goditje këndi, një lumë shishes plastike dhe sendesh vërshuan në drejtim të brazilianit, diçka që nuk kishte fare lidhje me sportin dhe fair-play-n por që gjyqtari vendosi të mos ndërprente ndeshjen, ndërkohë që Dimitri Payet shikonte i dorëzuar veprimet e tifozëve të tij, pa patur mundësi të bëjë asgjë.

Në Francë kanë ndodhur shpesh skena dhune në këtë sezon, sidomos gjatë rrjedhës së këtij edicioni, i cil teksa ka filluar, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles