Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur më 17 tetor.
Nga 38 komuna, 17 kandidatë kanë fituar mandatin që në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në 21 komuna do të zhvillohet ballotazh më 14 nëntor.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Më poshtë Telegrafi ua sjellë kandidatë që kanë fituar votat e mjaftueshme për postin e kryetarit:
Deçan – Bashkim Ramosaj, AAK
Mitrovicë e Jugut – Bedri Hamza, PDK
Pejë – Gazmend Muhaxheri, LDK
Skenderaj – Fadil Nura, PDK
Suharekë – Bali Muharremaj, AAK
Ferizaj – Agim Aliu, PDK
Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi, PDK
Leposaviq – Zoran Tadiq, Lista Serbe