Zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor, në Skenderaj, kanë hasur në një të dyshuar të mitur prej të cilit është sekuestruar një armë dhe një karikator pa municion.
Arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme.
“Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla