Në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol, i është dhënë lamtumira e fundit 25 vjeçarit A.M., që mbeti i vdekur pas therjes me thikë mbrëmë pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Në varrimin e të ndjerit po marrin pjesë familjarë, miq e dashamirë të familjes Muja.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas trajtimit të marrë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Ai nuk mund t’iu mbijetonte plagëve të marra nga mjeti i mprehtë pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B. nga Mitrovica.
Ky i fundit që sipas Policisë ka të kaluar kriminale, bashkë edhe me shokun e tij me iniciale A.Z është në kërkim nga forcat e rendit./Gazeta Enigma/