Man City turpërohet në shtëpi nga Crystal Palace

Man City turpërohet në shtëpi nga Crystal Palace

Manchester City është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas është befasuar në Etihad, duke u mposhtu nga ekipi i Patrick Vieras.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë me Wilfried Zaha, i cili shënoi për 0-1.

Vendasin patën shumë raste, por pa i konkretizuar ndërsa në minuta shtesë të pjesës së parë mbeten pa Aymeric Laporte që ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe gjeten nga një gol, por vetëm i mysafirëve ishte i rregullt.

Gabriel Jesus të shënojë në minutën e 60-të për 1-1, por ky gol u anulua nga VAR-i, ndërsa Conor Gallagher (88’) shënoi golin e dytë për mysafirët dhe vulosi fitoren 0-2.

Pas humbje, City mbetet në pozitën tretë me 20 pikë, ndërsa Palace ngjitet në vendin e 13-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët luajnë në udhëtim derbin lokal ndaj Manchester Unitedit, ndërsa kryeqytetasit e presin Wolvesin.

Related Articles