Liderët e ekonomive më të mëdha të botës sot vizituan monumentet e qytetit në Romë, përfshirë fontanën Di Trevi, para se të bien dakord për deklaratën përfundimtare për ndryshimet klimatike dhe të përmbyllin mbledhjen dyditore.
Secili nga liderët e Grupit të 20-të vendeve industriale më të zhvilluara në botë dhe vendet në zhvillim hodhën nga një monedhë në fontanën, të filmuar në shumë filma, ndër të cilët më i famshmi është “La Dolçe Vita” i Federiko Fellinit.
Besohet se kushdo që hedh një monedhë në fontanë do të kthehet në Romë.
Jo të gjithë liderët e G-20 morën pjesë në hedhjen e monedhës së sotme, në mesin e atyre që mungonin ishte edhe presidenti i SHBA-së Xho Bajden.
Paratë nga fontana Di Trevi nxirren rregullisht dhe dhurohen për bamirësi./Gazeta Enigma/