Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Von Cramon ka vizituar Manastirin e Deçanit sot.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vonuar prej kohësh tashmë, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të të gjithëve. Deçani duhet të jetë vend që bashkon gjithë qytetarët e Kosovës dhe ta zvogëlojë hendekun mes komuniteteve të saj, siç mund të luajnë rol konstruktiv Manastiri i Deçanit dhe ati Sava në dialogun shoqëror”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.
Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar. /Gazeta Enigma.
Tolerance and mutual respect are the essence of multiethnic society.
The #Serbian #Orthodox #Church heritage in #Kosovo must be protected and enjoy full rights.
I thus urge Kosovo govt to implement the long overdue CC judgment as the rule of law means equal treatment of all. pic.twitter.com/5JZjZfTLBf— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 31, 2021