Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin nga Kurti t’i përfshijë në dialog

Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin nga Kurti t’i përfshijë në dialog

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu ka folur për pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumta në numër, por në veçanti e kemi kërkesën që edhe ne të përfshihemi në dialogun me Serbinë. Resursi më i rëndësishëm është resursi njerëzor”, tha Shqiperim Musliu në RTV Dukagjini.

Musliu thotë se Qeveria “Kurti 1” kishte bërë disa hapa në drejtim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës.

“Qeveria “Kurti 1” ka ndarë 500 mijë euro për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit thotë se momentalisht problemi më i madh i shqiptarëve në Bujanoc është pasivizimi i adresave nga ana e autoriteteve shtetërore serbe. Sipas tij edhe mosnjohja e diplomave vazhdon të mbetet një tjetër problem i këtyre banorëve.

Related Articles