Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar numrin më të madh të asamblistëve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit për Mitrovicën Jugore.
Komuna do të drejtohet nga Bedri Hamza i PDK-së pasi ai fitoi në raundin e parë me mbi 50 për qind të votave për kryetar, duke mposhtur Agim Bahtirin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Partia prej nga vjen Hamza, ka edhe numrin më të madh të asamblistëve – 14. Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 11, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 6 asamblistë, Forca e Diasporës, AKR, Partia e Drejtësisë dhe AAK nga një asamblist.