Milani rrezikon që të mos kalojë as fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, në fakt, tashmë duket e pamundur një gjë e tillë.
Më në fund Milani ka marrë pikën e parë në Ligën e Kampionëve pas katër ndeshjeve këtë edicion.
Të besuarit e Stefano Piolit barazuan 1-1 me Porton në San Siro.
Mysafirët e kanë gjetur herët golin e epërsisë. Luis Diaz realizoi për 0-1 në minutën e gjashtë.
Aksidentalisht, në minutën e 61-të, Chancel Mbemba shënoi autogol, pasi e dërgoi topin në portën e gabuar, duke realizuar për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Për Milanin ishte pika e parë këtë edicion, dhe renditet në pozitën e fundit.
Milan rrezikon tashmë që të eliminohet që në fazën e grupeve, madje, është pothuajse jashtë edhe vendit tretë, që dërgon në Europa League.