Interi nënshtron Sheriffin dhe tash e ka në duar kualifikimin

Interi nënshtron Sheriffin dhe tash e ka në duar kualifikimin

Interi ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Sheriff Tiraspol (3-1) në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në takimin që u zhvillua në Sheriff Stadium, Nerazzurrët nuk arritën të realizonin në gjysmën e parë, porse të gjithë golat i shënuan në pjesën e dytë.

Ishte minuta e 54 kur Marcelo Brozovic pranoi një top nga Arturo Vidal për ta zhbllokuar rezultatin.

(Foto: Twitter/Inter)

Milan Skriniar ishte futbollisti tjetër që shënoi (66’), derisa Alexis Sanchez vetëm një minutë pasi hyri në lojë e vendosi rezultatin përfundimtar (82’). Adama Traore e realizoi golin e nderit për vendasit (90’+2)

Falë kësaj fitoreje, Interi është ngritur në kuotën e shtatë pikëve, një më shumë se Sheriff Tiraspol që tashmë ka rënë në vend të tretë.

Real Madridi është lider i Grupit D me nëntë pikë, dy më shumë se zikaltrit dhe gjithçka është e hapur në dy xhirot e mbetura. 

Related Articles