Një vit pas arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, djali i tij Endriti ka shpërndarë një foto me të.
Ai ka publikuar një fotografi që ishte realizuar ditën që Thaçi ishte nisur drejt Hagës.
Sipër kësaj fotografie, ai e ka vendosur datën 5 nëntor 2020. Para kësaj fotografie, ai e ka postuar edhe një me mbishkrimin “Liria ka emër”.
Ndryshe, që nga ajo ditë, Thaçi po vazhdon të mbahet në paraburgim. /Gazeta Enigma/