Gjendet i vdekur personi i cili u raportua si i zhdukur nga 15 prilli

Gjendet i vdekur personi i cili u raportua si i zhdukur nga 15 prilli

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të vdekjes në Doblibare të Gjakovës.

Në raport thuhet se viktima është gjetur në një fushë, ndërsa ishte shpallur i zhdukur më 15 prill 2021.

“Është raportuar se më 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raport.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi  pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Related Articles