Një nga ndeshjet me rivalitetin më të madh në histori luhet sonte në “San Siro”.
Është radha e Milanit që të luajë si vendas dhe ata nuk mund të ishin në formë më të mirë, duke fituar 10 nga 11 ndeshjet e para në Serie A për herë të parë në histori dhe tani po kërkojnë fitoren e tetë radhazi në ligë për të parën herë që nga shtatori i vitit 2006.
Por, ky është derbi i Milanos, ku forma shpesh nuk vjen në shprehje dhe krenaria dhe pasioni i madh ka rolin vendimtar. “Rossonerët” duhet ta rigjejnë veten në këtë sfidë, pasi kanë humbur tri derbit e fundit vendas ndaj Interit, shkruan Gazeta Express.
Dominimi i Interit kohëve të fundit ka qenë i padiskutueshëm, duke i fituar pesë nga gjashtë ndeshjet me Milanin. Performanca në Champions League në mesjavë nënkupton gjithashtu që Interi hyn në derbi në serinë e pesë ndeshjeve si të pamposhtur, katër fitore dhe një barazim.
Momentalisht, AC Milan gjendet në vendin e dytë me 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli. Në anën tjetër, kampioni në fuq, Interi është i pozicionuar në vendin e tretë me 24 pikë gjithsej.