Abazoviq: Nuk do të ketë zgjedhje të reja, do të gjejmë formulën për të vazhduar

Abazoviq: Nuk do të ketë zgjedhje të reja, do të gjejmë formulën për të vazhduar

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, beson se zgjedhje të reja nuk do të ketë, por do të gjendet ndonjë model që mund të zgjasë kohëzgjatjen e Qeverisë.

Kjo është diçka realiste, tha Abazoviq për “Vecernji list” të Zagrebit.

Duke iu përgjigjur pyetjes se sa është e sigurt se Mali i Zi do të shkojë në zgjedhjet e reja parlamentare, Abazoviq kujtoi se Fronti Demokratik, si pjesë e shumicës parlamentare, ka deklaruar se nuk e pranon rindërtimin, por se dëshiron një qeveri krejtësisht të re.

“Qeveria e re mund të jetë brenda kësaj mazhorance që tani sundon, por mund të ketë edhe një modalitet tjetër. Një nga modalitetet mund të jetë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

“Një zgjidhje e tillë është mjaft e qartë sepse sa herë që ka krizë politike, mendoj, është në rregull që mandati i kthehet qytetarëve. Nuk duhet të ikim nga kjo, janë arritje të demokracisë, por sinqerisht nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të reja dhe se do të gjejmë një model që mund ta zgjerojë qeverinë në përbërjen ekzistuese apo në ndonjë përbërje tjetër”, tha Abazoviq transmeton RTCG.

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA kujtoi se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, Mali i Zi ndryshoi qeverinë e tij për herë të parë në histori.

“Unë nuk prisja ndonjë stabilitet spektakolar. Stabilokracia ishte karakteristikë e qeverisë së kaluar. Nuk kishte demokraci, por kishte stabilitet. Tani është vendosur një sistem i ri, për mendimin tim më mirë, por që për mendimin tim duhet të kalojë disa faza të maturimit dhe ku të gjithë janë të rëndësishëm – partitë e mëdha dhe të vogla”.

“Çdo lider, çdo deputet është i rëndësishëm. Kjo mazhorancë përbëhet nga vetëm një deputet në raport me opozitën. Koncepti ka ndryshuar plotësisht”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar në Mal të Zi./Gazeta Enigma/

Related Articles