Me anë të një njoftimi dërguar mediave, Kuvendi njofton se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahej sot është shtyrë për një ditë tjetër, raporton Gazeta “Enigma”.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.
Arsyet e shtyerjes së kësaj mbledhje nuk janë bërë të ditura. /Gazeta Enigma.