Dorëzohet kallëzimi penal kundër Liburn Aliut

Dorëzohet kallëzimi penal kundër Liburn Aliut

Ndërmarrja Publike Banesore [NPB] ka njoftuar se kanë dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale kallëzim penal kundrejt Liburn Aliut, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së”, thotë njoftimi.

Kumtesa thekson se “në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetëra faqesh tjera prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”./Gazeta Enigma/

Related Articles