4 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Kështu është bërë e ditur nga ky spital.
Sipas këtij spitali, të 4 pacientët janë të pavaksinuar. Njëri nga ta është me oksigjenoterapi.
Nga spitali i Pejës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë pasur 471 vizita specialistike, kanë 226 pacientë të hospitalizuar dhe gjatë kësaj kohe janë kryer mbi 4 mijë analiza.
Njoftimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 471 Vizita Specialistike;
– 41 Pranime;
– 226 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;
– 4 Lindje, 3 djem dhe 1 vajzë;
– 12 Operacione;
– 36 Hemodializa;
– Analiza: 299 pacientë që kanë bërë 4,089 analiza;
-Shërbime Radiologjike: 70 Rëntgen, 35 Ultra zëra, 14 CT-ja dhe 7 Mamografi;
– 40 procedura fizioterapie;
– 4 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 4 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi. /Gazeta “Enigma“/