Ambasadori britanik në Kosovë do ta përkthejë një libër nga gjuha shqipe në atë angleze

Ambasadori britanik në Kosovë do ta përkthejë një libër nga gjuha shqipe në atë angleze

Autorja e librit “Kangë Popullore Erotike”, Vlora Nikçi ka njoftuar se libri i saj do të përkthehet edhe në gjuhën angleze, e këtë do ta bëjë ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Aktorja Nikçi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se është nder i veçantë për të që përkthimin do ta bëjë pikërisht ambasadori Abbott.

“Edhe pse u bene gjashte muaj nga botimi i dyte i libirt tim “Kangë Popullore Erotike”, pandemia na e beri pak te vonshem promovimin e tij te dyte ne Dukagjini Bookstore.

Mbreme u folen fjale te mira per librin nga njerez shume te çmuar, te cilet çdo dite japin kontributin e tyre per vendin tone.

Nder i veçant eshte per mua dhe librin, qe perkthimin e tij ne gjuhen angleze do ta beje Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar Nicholas Abbott. Permes ketij perkthimi, do t’i japim rast botes te na njeh me mire.

Related Articles