Blerim Vela, shefi i Stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar presidentin e Serbisë se po bën gjithçka për të bllokuar pajtimin me fqinjët e tij përmes glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës.
Vela, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Vuçiq po inkurajon lëvizjet fashiste në Serbi.
“Vuçiq po bën gjithçka për të bllokuar pajtimin me fqinjët e tij përmes glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës dhe duke inkurajuar lëvizjet fashiste të Serbisë”, ka shkruar Vela.
Duke përmendur organizatat fashiste që inkurajon Vuçiqi, ai ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e një radikali. /Gazeta Enigma/.