Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për kryetar të komunës së Vitisë, në garën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Kryetari aktual, i cili ka kandiduar për mandatin e tretë, Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur të dal i pari me 51.48% ose 8 mijë e 684 vota.
Ndërsa, kundër kandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Ademi ka arritur t’i marr 48.52% ose 8 mijë e 185 vota.
Ndërkohë, në raundin e parë, Sokol Haliti kishte dalë i pari me 8 mijë e 326 vota ose 41,30 për qind, ndërsa i dyti ishte Arsim Ademi nga LVV i cili kishte marrë 6 mijë e 955 vota ose 34,50 për qind.
Pra, edhe për katër vitet e ardhshme, komuna e Vitisë do të udhëhiqet nga kryetari Sokol Haliti./Gazeta Enigma/