Arben Vitia pranon humbjen, uron Përparim Ramën

Arben Vitia pranon humbjen, uron Përparim Ramën

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka pranuar humbjen e kandidaturës së tij për të parin e Prishtinës, me ç’rast ka uruar Përparim Ramën për rezultatin zgjedhor.

“Prishtina tashmë e ka kryetarin e saj të zgjedhur”, tha Vitia në konferencë për shtyp.

“Falënderoj dhe uroj zotin Rama”, deklaroi Arben Vitia.

“Mendoj që inkuadrimi jonë i vonshëm në fushatë, dhe moselaborimi i mjaftueshëm i programit ka pasur ndikimin e vet”, cilësoi ai.

Ndërsa shtoiu se “gjithmonë do të jem në shërbim të qytetarëve të Prishtinës varësisht se nga çfarë pozicioni”./Gazeta Enigma/

Related Articles