Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka pranuar humbjen e kandidaturës së tij për të parin e Gjilanit, me ç’rast ka uruar Alban Hysenin për rezultatin zgjedhor.
Ai në një konferencë për media ka thënë se kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hysenit i uron fitoren.
“Zotëri Alban Hyseni do të jetë kandidat i ri i komunës së Gjilanit, i uroj fitoren”.
Haziri, u shpreh se gjilanasit i falënderoj nga zemra edhe për mbështetjen në këto zgjedhje lokale.
“Gjilanasit i falënderoj nga zemra kemi pasur ditë të mira, kemi pasur ditë të këqija, por i falënderoj të gjitha ata që më kanë mbështetur”.
Ndërsa, bëri të ditur se “do të vazhdoj aktivitetet e reja politike”.
Duke u shprehur se ka humbur nga një rezultat i cili dallon prej 700 votash kundër kandidatit Lutfi Hazirit.
Kurse, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook ka thënë se fushata e tyre është nisur me bindjen se do të sjellin ndryshim historik në Gjilan.
“E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,17 për qind të votave apo 20,100 vota, ndërsa Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 48,83 për qind ose 19,177 vota. /Gazeta Enigma/