Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të vazhdoj mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune.
Mbi 93% e votave janë numëruar në Komunën e Drenasit. Gara mes Ramiz Lladrovcit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kandidatit Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin shënon fitore bindëse për Lladrovcin.
Ai pas fitores ka thënë se qytetarët kanë një kryetar kampion sepse edhe komunën e kanë kampion.
Lladrovci është shprehur se “Puna e par mirë ka thënë qysh nesër do t’i nënshkruan bursat për studentët”.
Tutje ai ka deklaruar se fitoren ia dedikon qytetarëve të komunës së Drenasit.
Për garën për të parin e komunës së Drenasit, Lladrovci ka thënë se nuk ishte garë e lehtë.
Ai ka falënderuar kundër kandidatin e tij për urimin e fitores që i ka bërë.
Ndëra rezultati i EXIT POLL-it i realizuar nga Albanian Post dhe Instituti “Source”, kishte nxjerr fitues bindës Lladrovcin.
Përqindja është e madhe dhe rezultatet tregojnë se Lladrovci bindshëm ka marrë besimin e votuesve të Drenasit edhe për një mandat.
Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 60% të votave ndërsa kundër kandidat i tij Driton Ajazi nga DD ka mbledhur 40% të votave.
Lladrovci në raundin e parë kishte fituar 10 mijë e 419 vota ose 45,50 % ndërsa Driton Ajazi nga Demokratet për Drenasin kishte marrë 6 mijë e 984 vota ose 30,50 %. /Gazeta Enigma/